Betimi i Donald Trump, unazë “çeliku” në mbrojtje të tij dhe liderëve botëror

2 Minuta Lexim

Mijëra policë, ushtarë dhe agjentë të FBI-së do të formojnë një “unazë çeliku” të padepërtueshme rreth Donald Trump dhe liderëve botërorë, ndërsa zyrtarët përgatiten për “më të keqen” në inaugurim.

Dy qendra komanduese të FBI-së, një re me dronë dhe 30 milje gardhe “të pakalueshme” do të forcojnë operacionin e sigurisë së kështjellës pasi kërcënimi i terrorizmit e mbulon ngjarjen. Ditën e sotme republikani do të bëjë betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Inaugurimi i Trump është njoftuar se do të zhvendoset brenda për shkak të temperaturave të ulëta që kanë përfshirë Uashingtonin. Ai do të bëjë betimin dhe do të udhëheqë paradën brenda ndërtesës së Capitol Rotunda – siç bëri Ronald Reagan në 1985.

Gati 8000 ushtarë janë dërguar në Uashington për të mbështetur forcën policore prej 25,000 trupash që rrethojnë Presidentin e zgjedhur, së bashku me anëtarët e Gardës Kombëtare nga çdo shtet. Zyrtarët lokalë dhe federalë zbuluan se janë “të përgatitur” për më të keqen – pavarësisht se nuk kanë marrë kërcënime specifike kundër Presidentit të zgjedhur.

Një rreth i madh kamionësh plehrash, blloqe betoni dhe gardhe të zeza dy metra të larta do të krijojnë një bllokadë rreth zonës, më e gjata e ngritur ndonjëherë në Uashington. Një pjesë e madhe e qytetit dy milje në të dyja anët e Shtëpisë së Bardhë do të jetë e mbyllur.

Të pranishmit do të kalojnë nëpër pika kontrolli militante dhe do t’i nënshtrohen kërkimeve të stilit të aeroportit.

Lista strikte e artikujve të ndaluar përfshin laptopë, shkopinj selfie, pankarta dhe madje edhe shishe uji.

Një kufizim i përkohshëm fluturimi është vendosur për qiellin mbi Uashington, duke hapur rrugën për një tufë dronësh survejimi që do t’u japin zyrtarëve vizion me sy skifteri.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull