Mister prej13 vitesh, vdekja e prokurorit Xhevat Hana.Vëllai kërkon drejtësi: E vranë bishat e pushtetit!

1 Minuta Lexim

Selami Hana, vëllai i prokurorit të ndjerë të Krimeve të Rënda kërkon për të 13-in vit me radhë zbardhjen e rastit të Xhevat Hanës. Ai akuzon “bishat vrastare të pushtetit” se i vranë të vëllanë, i cili ishte i vetmi prokuror që hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës.

“Perkujtimore ! Ne 13-t vetorin e ndarjes padrejtesisht nga jeta te vellait tone prokurorit Xhevat Hana! Bishat vrastare ,kriminelët gjakpires te pushtetit që kane lyer duart me giak, i moren jetën padreitesisht ne krye te detyres ,vetem per te mbular krimet dhe jedhjet qe kane kryer ne kete vend dhe mbi njerez te pafajshem . Shpresojme tek SPAK ,qe te nxjerre ne drite te verteten. Nga vëllezerit dhe motrat.”

Xhevat Hana njihej si një ndër prokurorët më të dalluar të akuzës shqiptare dhe një profesionist që nuk bëri kurrë kompromis me krimin. Veç karrierës si prokuror, ai shërbeu dhe si këshilltar i ish-presidentit Alfred Moisiu.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull