Senati amerikan kthen propozimin për David Kostelancik si ambasador në Shqipëri

1 Minuta Lexim

Senati amerikan njofton se në 3 janar të këtij viti propozimi për emërimin e David Kostelancik si ambasador në Shqipëri i është kthyer presidentit Biden sipas rregullit derisa Senati nuk e ka konfirmuar dhe as refuzuar kandidaturën brenda afatit që ka në dispozicion.

Presidenti Biden mund të rinominojë kandidatin e kthyer Kostelancik ose të nominojë një emër të ri për postin e ambasadorit në vendin tonë, deri më 20 janar.

Kostelancik është kandidatura e propozuar nga presidenti amerikan Joe Biden në janar të vitit 2023 si ambasador të Shqipërisë në SHBA pas largimit të Yuri Kim.

Ndërkohë më 20 janar do të bëhet betimi i presidentit të ri Trump, ndaj pritet që ai të emërojë ambasadorin e ri siç ka vepruar tashmë me shtetet e tjera.

Aktualisht, ambasadën amerikane në vendin tonë e drejton e ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull