Blushi: Më habit se si ka mundësi që asnjë nga partitë e Kosovës nuk premton Bashkimin me Shqipërinë 08.02.2025 15:48

2 Minuta Lexim

Publicisti dhe shkrimtari Ben Blushi ka ndarë në profilin e tij në Facebook një fotografi që e ka shkrepur vet ai, derisa u shpreh se sot doli në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën, për të kuptuar se kush mund të fitojë dhe humbë në zgjedhjet e nesërme të 9 shkurtit.

Në fotografin që ai realizoi shkruhet “Punëtore e Punëtorë, Organizohuni”, ai këtë e quan një parullë sindikaliste.

Blushi ka mbetur i habitur që asnjëra nga partitë politike në vend, nuk e pati premtim të fushatës “Bashkimin Kombëtar me Shqipërinë”.

“Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë. Nuk kuptohet mirë kush fiton dhe kush humb prandaj dola nëpër Prishtinë për të bërë fotografi dhe për të kuptuar pak më shumë”.

“Nga qindra shkrepje zgjodha të postoj këtë foto, në të cilën një votues po mendohet ndërkohë që dikush ka shkruar në mur një parullë sindikaliste që thotë, ‘Punëtore e Punëtorë Organizohuni’”.

“Nuk e di çfarë ndikimi kanë në këto zgjedhje premtimet e ndryshme por ajo që më habit është si ka mundësi që asnjë nga partitë e Kosovës nuk premton Bashkimin me Shqipërinë”, ka thënë Blushi.

“Kjo është gjëja më e pakuptueshme në këto zgjedhje. Pse kosovarët duan të jetojnë vetëm?Ndoshta do kuptohet nesër. Ose ndoshta jo, nuk do kuptohet as nesër”, shtoi më tej ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull