Presidentja dhe kryeministri i Kosoves ne takime intensive ne Konferencen e Mynihut

2 Minuta Lexim

Nga Bahri Cani-

 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani Sadriu dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti me bashkëpunëtorë kanë qëndruar dy ditë në Konferencën e Sigurisë në Mynih ku kanë takuar disa nga personalitetet e njohura evropiane dhe botërore. Në Mynih ka qenë edhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz dhe disa ministra e autoritete të tjera të Kosovës. Në Mynih ka qenë edhe kryeministir i Shqipërisë Edi Rama.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu ka biseduar ndër tjerësh edhe me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte dhe Kryeministrin e Holandës, Dick Schoof, Presidenten e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, Presidentin e Estonisë, Alar Karis, Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, Gjeneralin Christopher Cavoli, Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR) në NATO, delegacionin e kongresistëve amerikanë, shumë autoritete gjermane, përfaqësuesit e disa vendeve të rajonit etj.
Ndërsa kryeminsitri Kurti ka njoftuar se është takuar ndër tjerësh edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, përfaqësuesit e disa vendeve të rajonit, kryetaren e Grupit të Miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, Tytti Tuppurainen dhe autoritete të tjera të rëndësishme.
Presidentja dhe kryeministri kanë biseduar në takime të ndara edhe përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen.
Temat e takimeve kanë qenë bashkëpunimet bilaterale, siguria dhe afrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian.
Takimet e Presidentes dhe kryeministrit me autoirtetet ndërkombëtare kanë qenë të ndara, por ata janë parë edhe së bashku, të shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Belrin, Faruk Ajeti.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull