Shkëlqeu me dopietë, sulmuesi shqiptar vlerësohet në Angli dhe i dërgon sms Sylvinhos

1 Minuta Lexim

Anis Mehmeti është padiskutim futbollisti më në formë i momentit. Sulmuesi shqiptarë po bën paraqitje fantastike me Bristol City në Championship.

Ditën e djeshme shkëlqeu me dopietë në sfidën që Bristol City zhvilloi kundër Stoke. Dygolëshi i 24-vjeçarit i dhuroi 3 pikët ekipit të tij.

Paraqitja e tij është vlerësuar nga “Soffascore”. Sulmuesi është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Championship, ndërsa ka marrë edhe notën 8.6.

Një sinjal i fortë edhe për Sylvinhon para sfidave kualifikuese të Kupës së Botës, ndeshje që do të luhen në muajin mars. Tashmë Mehmeti është kthyer në një kandidat kryesorë për të marrë ftesën nga braziliani për sfidën me Anglinë në “Wembely” dhe ndaj Andorës në “Arenën Kombëtare”. Takime që luhen saktësisht më 21 mar dhe 24 mars.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull