SPAK ‘mësyn’ në Universitetin Bujqësor, Rama: 24 masa sigurie pa gjyq, nesër në grupin e PS seancë dëgjimore me rektorin

1 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për 24 masat e lëshuara me kërkesë të SPAK, për stafin e pedagogët e Universitet Bujqësor të Tiranës.

Rama shkruan se janë masa pa gjyq për disa procedura të disa viteve me parë.

Vetë rektori, Fatbardh Sallaku, që Rama thotë s’ka lidhje me këtë hetim, nesër do jetë në një seancë dëgjimor në grupin e PS në orën 09:00.

“Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë.

Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë 2030.

Nesër në 09.00 LIVE nga godina e Kuvendit”, shkruan Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull