Protesta e Berishës për TikTok-un në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, Policia e Tiranës njofton për rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

3 Minuta Lexim

Policia ka publikuar planin e masave për protestën e thirrur nga Sali Berisha kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok.

Në 17-vjetorin e masakrës së Gërdecit, ku humbën jetën fëmijë, nga dëshpërimi për pushtet Berisha ka ftuar të rinjtë të protestojnë kundër mbylljes së TikTok, një rrjeti social me algoritëm të prirur për të shfaqur përmbajtje keqedukuese dhe denigruese.

Tubimi i PD-së zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë dhe do të zgjasë nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Policia e Shtetit ka renditur rrugët që do të bllokohen për shkak të protestës së thirrur nga Berisha.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është njoftuar nga përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për zhvillimin e një tubimi, më datë 15.03.2035, nga ora 19:00 deri në orën 21:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, më datë 15.03.2025, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull