Kokalari ironizon Berishën me videon e bufit që e marrin nga rruga: Unë në shtator të 2021…

1 Minuta Lexim

Aktivistja Evi Kokalari vijon të “sulmojë” dhe ironizojë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të cillin ka thënë më herët se ka për qëllim ta shkatërrojë.

Marrëdhënia mes tyre dikur ka qenë mjaft e ngushtë. Kokalari mbështeste Berishën në rrugëtimin e tij të Foltoreve nëpër Shqipëri pasi u shpall “non grata” dhe pasi Basha e përjashtoi nga PD-ja.

Por, kohët e fundit marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar tërësisht. Kokalari ka theksuar se është kundër Berishës por jo kundër PD-së. Sipas saj, Berisha po e shkatërron partinë duke e përdorur për intersa personale.

Evi Kokalari e cila thotë se ka vetëm për qëllim rrëzimin e Sali Berishës, në rrjete sociale ka publikuar një video ku shihen dy persona të cilët marrin një buf nga rruga dhe kujdesen për të.

Me ironi, në mbishkrimin e videos Kokalari shprehet “Unë në Shtator të vitit 2021”, duke ju referuar kohës kur vetë Kokalari u bashkua me Sali Berishën dhe e mbështeti.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull