Papa Françesku gjatë kohës së shtrimit në spital shkruajti një tekst të cilin me kënaqësi po e përkthej me respekt të veçantë!
EJANI NË VETE !
Muret e spitaleve kanë dëgjuar më tepër lutje të sinqerta se sa vetë Kisha… Kanë parë shoqëri më të sinqerta se sa aerodromet… Nëpër spitale shikon se si një personi omofobik i shpëtohet jeta prej një mjeku homoseksual. Aty shpesh herë një mjek i madh shpëton jetën e një lypësi… Në urgjencë një hebre përkujdeset për një racist.. Mijëra bashkëshortë falin njëri tjetrin me shpresën e shërimit të plotë. Një punonjës policie dhe një i burgosur ndajnë të njëjtën dhomë dhe të njëjtën lutje… Një pacient i pasur pret transplant mëlçie i dhuruar nga një i varfër… Këto momente kur spitali në njëfarë mënyre prek plagët e të sëmurëve universet kryqëzohen në një mënyrë hyjnore. Dhe në këtë shoqëri ku fatet e njerëzve mbizotërojnë, kuptojmë se jemi vetëm, se jemi një hiç.
Në më të shumtat e herëve e vërteta absolute njerëzore zbulohet vetëm në momentet e dhimbjes ose përpara kërcënimit të humbjes absolute. Spitalet janë vendet ku qëniet njerëzore nxjerrin maskat e tyre dhe tregojnë se kush janë në të vërtetë. Kjo jetë do të kalojë shpejt. Mos u grindni me njerëz të tjerë. Mos u ankoni shumë. Nuk ka asnjë arsye të grindeni shpesh herë me bashkëshortin tuaj, në fund të fundit e zgjodhët të kaloni momente të bukura dhe jo të këqija. Mos humbisni gjumin tuaj për pagesat e faturave. Mos ndaloni së përqafuari familjarët tuaj. Mos jini edhe kaq të përkushtuar me pastrimin e shtëpisë suaj. Të mirat materiale sigurohen duke punuar dhe jo duke kërkuar të siguroni trashëgimi. Nuk ka nevojë të bëni kaq shumë dietë, trupi nuk ju përket, shijojeni atë. Mbani më afër qentë apo macet tuaja. Mos i ruani pjatat e shtrenjta për raste të veçanta. Përdorini edhe lugë-pirunet e shtrenjta. Shfrytëzoni shanset e reja që ju fal jeta, sepse nesër ndoshta nuk do t’i keni më. Jetoni të sotmen! Mos e kurseni parfumin tuaj të preferuar, përdoreni për veten tuaj. Vishni këpucët tuaja të dashura dhe dëgjoni shpesh herë muzikën që ju pëlqen. Përse të mos bëni një pushim? Përse nuk bëni një telefonatë tani? Përse jo? Telefononi miqve tuaj, i thërrisni për një kafe.
Përse të mos falni? Gjithmonë diçka presim, Krishtlindjet, të premten e madhe, Vitin e Ri, kur do të kemi paratë atëherë do të na vijë dashuria, atëherë kur gjithçka do të jetë e përkryer…
Por e shikoni se e përkryera nuk ekziston. Qëniet njerëzore nuk u krijuan të përmbushen këtu, por që të mësojnë në këtë jetë. Shfrytëzoheni atëherë këtë provë jetë dhe bëjeni tani. Respektoni veten tuaj dhe të tjerët. Ndiqni shtegun tuaj dhe lërini të tjerët të ndjekin të tyren.
Mos gjykoni, mos kritikoni, mos ndërhyni.
Dashuroni më tepër, falni më shumë, përqafoni më shumë, jetoni më intensivisht… dhe të tjerat lërini në dorën e krijuesit!
Papa Françesku
Solli ne shqip, Nilda Baxha