Drejtësia, akademia dhe politikëbërja, e arthmja e sigurise evropiane

3 Minuta Lexim
Nga E.Seriani
Bruksel, 17 prill 2026 – Në një moment kyç për të ardhmen strategjike të Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian organizoi  Konferencën e Katërt Vjetore të Shërbimit të tij Juridik në ndërtesën “Charlemagne” në Bruksel, duke mbledhur figura të nivelit të lartë nga drejtësia, akademia dhe politikëbërja evropiane. Në një kontekst të karakterizuar nga pasiguri gjeopolitike dhe presione në rritje mbi konkurrueshmërinë globale, konferenca,, u përqendrua në dy prioritete strategjike për Unionin: ndërtimin e një Unioni të vërtetë Evropian të Mbrojtjes dhe avancimin e një axhende ambicioze për thjeshtimin legjislativ si instrument për rritjen ekonomike dhe efektivitetin institucional.
Në fjalën e tij hapëse, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Juridik, Alberto de Gregorio Merino, theksoi se: “Vetëm përmes reflektimit të përbashkët dhe dialogut ndërinstitucional mund të forcojmë kapacitetin e Bashkimit për të vepruar në mënyrë efektive, duke mbetur të ankoruar në sundimin e ligjit në një botëgjithnjë e më të paqëndrueshme.” Konferenca u pasurua nga fjalimet kryesore të dy Komisionerëve të rëndësishëm të BE-së: ĽAndrius Kubilius, i cili trajtoi dimensionet ligjore dhe institucionale të politikës së mbrojtjes dhe rrugën drejt një mbrojtjeje të përbashkët evropiane; Michael McGrath, i cili paraqiti vizionin për një kuadër më të thjeshtuar ligjor të BE-së, me synim reduktimin e barrës administrative dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tregut të brendshëm.
Ngjarja konfirmoi rolin në rritje të së drejtës së BE-së si një instrument kyç për adresimin e sfidave komplekse që lidhen me sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen demokratike në nivel evropian. Në këtë platformë të rëndësishme ndërinstitucionale mori pjesë edhe Dr. Arjan Gjini, drejtues i projektit EU4EduGovRegAl (Jean Monnet Module).
Diskutimet kontribuan mbi dimensionet ligjore të integrimit evropian, modernizimin institucional dhe rolin e bashkëpunimit rajonal në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.
Konferenca u zhvillua në format hibrid, duke mundësuar pjesëmarrjen e gjerë të profesionistëve nga e gjithë Evropa, si në Bruksel ashtu edhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë online, duke reflektuar angazhimin e vazhdueshëm të Bashkimit për dialog të hapur, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në ekspertizë. Për më shumë informacion: Shërbimi Juridik i Komisionit Evropian

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull