Drejtori i Policise Hita nis “bresherine e firmave” per levizje ne drejtorite rajonale

2 Minuta Lexim

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka nisur pa humbur kohe firmosjen e disa ndryshimeve të drejtuesve në strukturat vendore të policisë. Gjate kesaj jave prej tij jane firmos dhjetra urdhera dhe pritet te vijoje edhe ne ditet e ardhme. Deri tani jane firmos kryesisht ne nivele te dyta dhe ne dy prej departamenteve me te rendesishme te kesaj strukture ne nivel vendi. Por burime prane Ministrise se Brendshme bejne me dije se brenda muajit prill priten ndryshime ne disa drejtori rajonale dhe ne strukturen e Drejtorise se Pergjithshme.

Eduart Merkaj është larguar nga posti i drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Në vend të tij është emëruar ish-drejtori i Burgjeve, Klevis Qose.

Sot mesohet se titullari i policise ka emerur pasardhesin e vet ne Drejtorine rajonale te qarkut te Fierit, ku  Erion Ahmeti emërohet drejtor. Nderkohe qe Andi Banushi emërohet në Policinë e Elbasanit.

Krenar Guçe shef rendi në Përmet;

Alfred Cenaj emërohet shefi i Komisariatit nr.2 në Tiranë;

Gerald Toska shef i Komisariatit të Fierit;

Dritan Muça zv.drejtor për hetimin e krimit në Vlorë;

Dritan Malaj zv.drejtor për hetimin e krimit  në Berat;

Islor Islami emërohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si shef sektori në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar;

Erdit Rreçeku emërohet shef i Komisariatit në Peqin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull