Nje ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme ne qytetin e Shkodres ku persona te afert me pronarin e rrjetit te marketeve “Xhedis”, shtetasi Prek Gjoni, kane sulmuar dhe goditur gazetarin Ervin Dushi. Vete gazetari i dhunuar ka sqaruar mediat per rrethanat ne te cilat ka ndodhur sulmi dhunues mbi te nga disa persona, si dhe arsyet qe vlejne si motivim i kesaj dhune. Gazetari me shenjat e dhunes dhe hematomat ne trup u eshte drejtuar per denoncim organeve te policise se shtetit prane Drejtorise Vendore te Policise se Qarkut Shkoder dhe ka bere te ditur se qellimi i kesaj dhune ka lidhje vetem me detyren e tij si reporter kurajoz.
Organizata me e madhe e gazetareve te vendit, Unioni i Gazetareve Shqiptare ka reaguar menjehere per kete ndodhi. Ne deklaraten e UGSH-se u kerkohet autoriteteve ndeshkimi i menjehereshem ligjor ndaj dhunuesve te gazetarit dhe marrje ne mbrojtje dhe vendosjen ne siguri te tij dhe familjareve.
Deklarata e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Dhuna mbi gazetarin Ervin Dushi ëshrë një agresion kriminal mbi gazetarin për shkak të kurajos dhe detyrës së ushtruar prej tij
Gazetari Ervin Dushi është sulmuar, goditur dhe dhunuar fizikisht në grup nga disa persona, natën e mbërmshme, në Shkodër. Ky rast dhe sidomos kurajua e dëshmuar prej kolegut pas agresionit kriminal, përbëjnë shembullin e një reporteri kurajoz dhe të një profesionisti që nuk druhet nga agresorët ndaj raportimit të lirë.
Gazetari Dushi është përballur me dhunën fizike vetëm për shkak të ushtrimit rë detyrës. Agresioni fizik mbi të është iniciuar dhe orientuar nga pronari i një rrjeti marketesh dhe është ushtruar edhe nga disa persona pranë tij.
Goditjet në grup, mbi gazetarin Dushi janë akt i pastër kriminal dhe meritojnë ndëshkim ligjor.
Kjo dhunë mbi reporterin, vjen pas raportimeve kurajoze prej tij në media dhe on line, ku vihen në dukje abuzime me cilësinë dhe afatet e skadencës së produkteve ushqimore në rrjetin e marketeve që zotërohen nga ky pronar.
Gazetari Dushi edhe pas ushtrimit të dhunës fizike mbi të, nuk është ndalur, por ka paralajmëruar se do të vendosë në dispozicion të organeve të drejtësisë faktet e denoncuara për mallrat ushqimore të skaduara që ende u tregëtohen qytetarëve.
Në një paraqitje këmbëngulëse dhe me trimëri profesionale gazetari Dushi është paraqitur pranë organeve vendore të policisë së shtetit duke u vënë në dispozicion të denoncimit regjistrimet me kamerën e vet profesionale.
Goditjet dhe hematomat mbi fytyrën dhe trupin e tij, janë krim dhe dhunë mbi gazetarinë.
Policia e Shtetit ka për detyrë urgjente të kapë dhe vendosë para drejtësisë urdhërdhënësin dhe dhunuesit e gazetarit Dushi. As Policia dhe as Prokuroria nuk kanë nevojë për prova dhe dëshmi shtesë, përpos atyre që janë të filmuara “ me zë dhe figurë” dhe u janë vënë në dispozicion nga kolegu ynë i dhunuar.
UGSH kërkon urgjentisht reagim dhe veprime konkrete për ndëshkimin e autorëve të këtij krimi mbi gazetarin. Njëkohësisht u drejtohemi titullarëve të lartë të Policisë së Shtetit të marrin masa urgjente sigurie për kolegun dhe familjarët e tij, pasi agresiviteti dhe rrjeti i personave mbështetës të pronarit të përfshirë në këtë ndodhi, njihen prej qytetarëve të Shkodrës se çfarë rrezikshmërie paraqesin.
UGSH vlerëson se ky rast dhe përpjekja e kolegut në shërbim të interesit publik në Shkodër, meritojnë mbështetje dhe vlerësim nga të gjithë. Bashkë me vlerësimin dhe inkurajimin për këtë kurajo, kolegut tonë freelance Ervin Dushi, i shprehim solidaritetin e lartë dhe pranëndodhjen në çdo moment.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë