Nga doc. Odise Çaçi
Kushtuar pariotit të madh Himariot në kuader të 105 vjetorit te vdekjes.
Doktor Jani Rexho, patrioti qe shkriu gjithçka për Shqipërinë.
Sa herë afrojnë festat, secili nga ne ngacmon kujtesën dhe ajo si një arkiv i mirë fillon të shpalosë ngjarje dhe data, njerëz të përmasave të mëdha , apo të vogëla.Dhe mua si djalë nga Bregu i Jonit, m’u kujtua patrioti Jani Foto Rexho, të cilin edhe sot e kesaj dite e kujtojnë me respekt në qytetin e Himarës dhe në mbarë krahinen e Kurveleshit.Po ju të gjithë do të më pyesni se kush ishte doktor Jani Rexho?
Doktor Jani Rexho lindi në qytezën e Himarës në vitin 1869 në një familje me tradita patriotike.Xhaxhai i tij rreshtohet përkrah Zenel Gjolekës dhe merrë pjesë aktivisht në luftën kundër centralizimit që perandoria Osmane do të zbatonte me Tanzimatin (1836-1876) në krahinën e Himarës e më gjërë.Në këto përleshje për jetë a vdekje ai bie ne fushën e betejes në pellgun e Delvinës.
Historia do ripërsëritej prapë, kur i vëllai Vasili do të vritej nga Osmanllinjtë në vitin 1895.
Doktor Jani vazhdoi studimet e larta për mjekësi në universitetin e Athinës, ku dhe diplomohet për mjekesi të përgjithshme.Ai ku zgjeron njohuritë e tij, jo vetëm nga ana shkencore e profesionale, por lexon filozofët e lashtësisë, njihet me ta dhe ato çfarë kishte mësuar kthehet që t’i vënë shërbim të vendlindjes se tij , Himarë.Ai kthehet në gurin e të parëve , në atë vend ku dallgët e Jonit ngrenë këngët e tyre të çuditshme..Aty pranë kalasë së Himarës, kujtonte venomet që të parët na lanë trashëgim nga presa e jataganit.Aty pranë kalasë i buçisnin veshët nga thirrjet e të parëve.”Jashtë turku nga Kalaja,”! Jashtë osmanllinjte nga Himara!Kjo e bënte dhe me të vendosur në bindjet e tija se Himara dhe labëria duhet të ndihmoheshin për t’u çliruar nga vargonjtë e një perandorie në dekadencë.
Dr.Janin e njihte gjithë jugu i Shqipërisë, ai ishte mjeku i shpirtit të një ppopulli, që lëngonte nga sëmundjet dhe zgjedha e huaj.
Doktor Jani ndonëse u shkollua në Athinë, një poliglot, ai ishte prezent në çdo familje labe e himariote.Ai ishte djali i shtëpisë.Ai u shërbente ditë e natë, në kohë të mirë, apo dhe në mes të suferinës.Ai ishte dhe nje farmacist i talentuar.Me zemren bujare që e karakterizonte, u përgatiste ilaçe bashkëfshatarëve të tij falas.
Po kur ulej në trevën e Himarës( pra dhe të Labërisë) ai si njeri i shkolluar u fliste dhe për të kaluarën e lavdishme të kësaj krahine, që asnjë perandori nuk u pa shpinën. por vetëm gjoksin.Ai këndonte me lebërit e himariotët këngën e tij të preferuar:
“Qysh ka qënë mëmëdheja
Iskënderi si rrufeja
Olimpiadha nga Janina
Që kish nxjerrur ata trima!”
Ai u shkri me masën e popullit, si djali i tyre.Ai pa nga afër shtypjen dhe varferinë, ai njihte me mire se kushdo tjetër betimin e Hipokratit, prandaj dhe u rreshtua pa rezerva përkrah atdhetarëve, që punonin për çlirimin nga perandoria osmane.
Por doktor Jani si njeri i shkolluar njihte dhe teoritë islamizuese dhe teoritë shovene, si atë serbe në veri me emrin famëkeq “Projekt” të hartuar nga Ilia Garashanini, ashtu dhe “Idene e madhe “ té hartuar nga Jani Koleti.
(Për kujtesë:
1-Vetem vilajeti i Shkodres kishte nje sipërfaqe prej 9 mijë km katrore;
2- Vilajeti i Kosovës(Shkupit) kishte nje sipërfaqe 32.900 km katrorë.
3-Vilajeti i Manastirit kishte nje sipërfaqe prej 28.500 km katrorë,
4.Vilajeti i Janinës kishte nje sipërfaqe prej17.900 km katore.
Te kater vilajetet shqiptare kishin nje siperfaqe prej 88.300 km katrorë dhe nje popullsi prej2.721.496 banore.)
Të dya këto teori famëkeqe mbillnin vdekjen mes shqiptareve, mbillnin urrejtjen ndaj njeri -tjetrit që vëllai të vriste vëllanë dhe falangat të vazhdonin zgjerimin e territoreve në dëm të Shqipërisë.Ai ishte për një bashkëjetesë midis feve.Ai lebërit i quante vëllezër si dhe himariotët e tij, dhe shtëpia e tij ishte gjithmonë e hapur.
Doktor Jani mbante lidhje te ngushta me Bajo Topullin (që ishte Kryetar i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Jugut).
Luftëtari dhe patrioti i dëgjuar Çerçiz Topulli do shkruante në gazetat e kohës për doktor Jani Rexhon:
“Shkoni në bregdet tek Jatroi Ynë, vetëm tek ai gjen derman.Me ilaçet e tij edhe të vdekurin e ngre në këmbë.Pale fjalët e tij, të gjitha i ka ilaç për Shqipërinë”
Ky ishte vleresimi që i bëhej këtij humanisti nga nje luftëtar i orëve të para për çlirimin e Shqipërisë.Prandaj shtëpia e tij, shtëpitë e miqve,të afërmve të tij në Himarë do prisnin patriotë të plagosur deri në shërimin e plotë.
Mbas vitit 1907 kryengritjet shqiptare kundër të “sëmurit të Bosforit” kishin marrë përpjestime të mëdha.Në vitin 1908 sulltani i radhes shpalli Hyrietin dhe fuqine e morën “turqit e rinjë”, të cilët u mbështetën nga shqiptaret, por me marrjen e pushtetit filluan terrorin si paraardhesit e tyre.Bile në Parlamentin turk të kësaj periudhe”shqiptarët konsideroheshin si armiqte me të mëdhenj të perandorisë”.Në këto rrthana Kryengritësit shqiptarë, udhëheqësit e tyre morën masa për sigurimin e armëve nga perëndimi, duke i shkarkuar në Jalë të Vunoit dhe Xamë të Himarës dhe prej këtej trasportoheshin për në Lumin e Vlorës dhe gjithë Jugun e Shqipërisë, nëpërmjet organizatorëve, Mihal Grameno dhe Çerçiz Topulli.
Sulltani këmbëngulte ne heqjen e venomeve të Himarës si krahinë.Por kjo çoi në përplasjen me portën e lartë.
Në mbledhjen e organizuar ne Kalanë e Himarës nga doktor Rexhua dhe shume përfaqësues të tjere te krahinës u vendos me unanimitet ,që venomet e marra nga presa e Jataganit, mund të hiqeshin ,kur te vritej dhe himarioti i fundit.Doktor Rexhua zgjidhet njëzëri si Përfaqësues i Himarës (Kryetar i ketij mikro delegacioni), ku do i parashtronte Valiut të Janinës (nëntor 1908) peticionin në emer të krahinës së Himarës.Atij pa ju dridhur zëri i deklaron valiut mes të tjerash se:
“Ju na detyroni zoti Vali.Ne zotohemi se populli i krahinës së Himares për mbrojtjen e venomeve ka vendosur të vihet i gjithë në luftë, nëqoftëse këtë gjë do të na detyrojë Turqia”.
Shqiptarër e kishin përvojën e 1830 kur u masakruan ne Manastir ajka e trimave shqiptare, dhe me vone ne Janine, por kjo i kishte bere më të vendosur në kërkesat e tyre dhe ne marrjen e masave nëse ky delegacion nuk do të kthehej nga Janina.
Dhepra e Pallatit të kalbur të Janinës , Valiu, pas bisedimeve “frutdhënëse” dhe buzëqeshjeve cinike, i premtoi përfaqësisë se bisedimet e zhvilluara mes tij dhe kesaj dërgate do t’ja paraqiste Ajahut te vet mbi tokë, Sulltanit.Por këtu nis dhe pabesësia e osmalliut.Ai urdhëron arrestimin e përfaqësisë himariote dhe përplasjet në birucat e errëta të burgut famëkeq te Janinës, më i keqi ,se ai i Shtatë Kullave, pranë detit Marmara..Për muaj të tëra kjo dërgatë pësoi torturën më çnjerëzore, ajo e “dollapit”.
Protestat e popullit të Himarës dhe përgatitja për sulm mbi Janinën e detyruan Valin t’i lirojë pas disa muajsh .Kjo i kushtoi shumë , se dollën të gjymtuar nga torturat e pësuara.Por edhe kjo nuk e mposhti rezistencen dhe vrullin Himariot për venomet.Populli u organizua për luftë.Trimat e lumit të Vlores se bashku me Himariotet nuk kishte forcë ne botë që ti mposhte.Perandoria mori masa të rrepta.Ajo solli nga Stambolli në prill 1910, mbi 2000 ushtarë, anije luftarake dhe zbarkuan ne Himarë, duke e bllokuar nga të gjitha anët.Ushtaret e ardhur nga Preveza zbarkuan ne Himarë.Por Osmanllinjtë një gjë nuk kishin parashikuar:Zemren e luanit himaritot.Kushtimi u dha.Doktor Rexhon e priste nje prove edhe me e madhe :T’i udhehiqte ne lufte.Dhe himariotet nuk dolën të zhgënjyer.Ai i drejtoi me zgjuarsi të jashtëzakonshme.Tek ai ishte grumbulluar përvoja me zgjuarsine.Mijra vetë u shpërndanë gjoja për të punuatr tokat, e mirëmbajtur ullinjt, ndërsa gratë dhe femijët e pleqtë i vunë të hiqnin valle ne vende të dukshme të kalasë së Himarës.Ja një pjese e asaj kënge:”Në kala na hidhet valle,/Turkun se peshojmë fare”.
Gjatë kësaj periudhe ai ju drejtua Europës për ndihmë sidomos Italise e Francës, ku shumë himariotë kishin shërbyer si oficera , gjenerale dhe ushtarë që nga koha e rënies së kështjellës shqiptare(1478, 1479, dhe 1506) në Napoli, Aragonë, Korsikë,Francë.etj Ai i kujton perëndimit kontributin e shqiptarëve në luftë kundër perandorisë , nën drejtimin e kryekumandarit, Gjergj Kastriot(Skenderbet).Lufta e vendosur e Himarioteve për të mbrojtur venomet, kryengritjet e medha shqiptare te viteve 1908,1909, 1910 si dhe ndërhyja e Fuqive të Mëdha ,ndikoi në tërheqjen e ushtisë Osmane.
Komandanti turk, që udhëhiqte operacionin ftoi përfaqësuesit e Himarës të kryesuar nga Dr.Jani Rexho, duke u komunikuar dekretin e Sulltanit për tërheqjen nga Himara dhe u kërkoi në mënyrë “simbolike” dy pushkë, për t’ia dorëzuar sulltanit si provë e besnikërisë së himariotëve ndaj padishahut të madh.I menjëhershëm ka qënë reagimi i doktot Janit, i cili dhe sot kujtohet me nderim nga himariotët.
Ai nxorri nga xhepi i brëndshëm i Jelekut te tij dy napolona flori dhe i ja zgjat oficerit turk duke i thëne:
“Zotëri.Me këto monedha, bli dy armë në treg, mbasi shqiptari nuk e ka zakon që t’i dorëzojnë armët e veta të tjerëve, qofshin miq apo armiq të tyre.”
Gjenerali turk tërhiqet.Kjo arriti deri ne Stamboll dhe Sulltani urdheroi që ta bindnin Dr.Rexhon për të kryesuar një delegacion himariot ne Stamboll, për të diskutuar për venomet dhe vazhdimësine e tyre ne kushte te reja.Pas shume hezitimesh dhe mendimesh të ndryshme(pasi Stambolli nuk ishte Janinë, por zemra e intrigave dhe kurtheve të Perandorisë në kalbëzim)Doktori e kryesoi delegacionin himariot dhe ne takimin me Sulltanin ai parashtron mendimet e tij ne emër të një populli të panënshtruar kurrë.Një pjesë e bisedës që ka aritur gojë më gojë deri më sot:
“Venomet na i kanë lënë të parët tanë, si të vetmin amanet, brez pas brezi.Për këto ne nuk kursejmë as jetën nga femija deri tek më plaku, në krahinën tonë, Himarë.Jemi të bindur se Ju në emër të Allahut(Zotit) do ta respektoni marreveshjen të shkruar në bakër që në vitin 1492 nga paraardhësit tuaj”
Në këtë takim “miqësor” spikati shkathtësia, gjakftohtësia, oratoria, inteligjenca, mençuria , pjekuria e doktor Rexhos si rallë ndonjëhere në kullat e fildishta të perandorisë Osmane.Ky ishte njeriu që mposhti Sulltanin në sarajet e veta.
Në Himarë ai u prit vertet si hero, se të tilla ishin veprimet e ketij gjigandi himariot, ne mendim e veprim.
Në vitin 1912 ai mbështet pa rezerva qeverine e kryesuar nga Ismail Bej Vlora(Qemali) së bashku me Dr. Epaminonda Koleka,dr.Thanas Grillo, Thana Beno, Kosta Kondi etj Peticioni i Himariotëve mbështet Qeverinë e Vlorës dhe Himarën e quajnë si pjesë e pandarë e Shqipërisë dhe solidarizohen me qeverine e sapo krijuar.
Doktor Jani Rexho, ndonëse kishte studiuar ne Athinë, kishte marrë profesionin e nderuar te mjekut humanist, ai kurrë nuk u përlye nga ndjenja fanariote dhe falangat qe e shoqeronin atë.Ai i ngeli besnik idealeve humae.Me 8 dhjetor 1912 kur gjenerali Spiro Milo( me origjinë himariote) zbarkoi ne Himarë, ky patriot që kishte luftuar mbi 20 vjet kunder perandorisë osmane e fton ne takim dhe pas shume debateve i thotë:
“Në qoftëse kini ardhur në Himarë për të nxjerrë mallin e vendlindjes, të urojmë me gjithë zemër mireseardhjen, por nëqoftëse erdhe për të na vënë flakën dhe të na futësh në vëllavrasje, më mië ngrihu dhe ik nga ke ardhur, me gjithë njerëzit e tu.Ti na solle disa zagarë të hurit dhe të litarit.Ti na prish Vëllazërinë, ti kërkon të na vësh nën zgjedhën e moraitëve…Dëgjoje dhe mbaje për gjithë jetën në mëndjen tënde:Himara vetëm qiellin pranon mbi kokë, zgjedha çdo ngjyrë që të ketë, është zgjedhë, qoftë e turkut , qoftë e grekut.Bregdeti që nuk ka pranuar kurrë byk mbi vete , edhe këtë radhë do ta thotë fjalën e tij”.
Biseda ishte e zjarrte dhe me kercenime, dhe kuptohet se pas vetetimave do te kete bubullima të fuqishme që malet e larta të Akrokeraunes si dëshmitare te shume intrigave,nuk do ti lejonin të binin mbi të madhin , dhe te lavdishmin dr.Rexhon.
Atentati karshi këtij patrioti u organizua ne fshehtesi të madhe, por sido që të jetë ai ka nje emer:Tradheti e Madhe!.
Doktor Rexhon e mbrojti zoti, ndonëse ishte natë..Plumbat nuk e kapën.Vërtet ishte një njeri i pavdekshëm.,kishte lindur ,siç thote populli, me këmishë.
Në maj 1914 si sot 105 vjet me pare Doktor Rexhua vdiq në vendlindje, në atë vend që ai e donte me gjithe shpirt.Ai u rrethua njerëzit e tij, nga miqtë e bashkëluftëtarët duke ngelur një Yll polar për çdo himariot, si një pikë referimi për dje, sot dhe nesër.Në nderim të vepres së tij atdhetare i takon brezave ta përkujtojne me nderim e rspekt te madh.Atij duhet t’i ngrihet një obelisk ne mes te Spilese, pse jo dhe në sheshin para Kalasë Legjendë, ku të shkruhet me shkonja të arta:
Njeriu që shkriu gjithë energjitë e tij për Atdhenë!

