Gratë e politikës edhe dilema e Gilman Bakallit !

5 Minuta Lexim
Nga Irena Beqiraj-
“Në njërin ekran një gazetar i lirë nga skrupujt e seriozitetit televiziv, ngacmon politikanen Jozefinë, e cila ka kohë që lufton me seriozitet për ta ruajtur pushtetin e politikanes pranë Njeriut më të fuqishëm të Shqipërisë. Kurse në ekranin tjetër, të çliruara nga skrupujt që u dikton feja e tyre myslimane, një tufë grash i thurin intriga pas intrigash sulltaneshë Hyrremit, jeta e së cilës është kthyer në një zinxhir të pafundëm strategjish mbrojtëse për ta mbajtur pushtetin si gruaja e Sulltanit më të fuqishëm në Botë. Ku ta shkëpus dorën nga telekomanda? Tek AS apo te Klan? Te Zhozi që s’e fsheh dot dashurinë për pushtet dhe adhurimin për Njeriun më të fuqishëm të Shqipërisë, apo te Hyrremi që shkel mbi këdo që orvatet të hyjë mes saj dhe Sulltanit më të fuqishëm të Botës? E vështirë të zgjidhet kjo dilemë!”
Megjithëse e kisha mik shumë të mirë , si feministe, nuk isha dakord me të . Mu desh vëtëm pak kohë afër politikës që të kuptoja që në politikë ka vëtëm dy mundësi ose je rreth tavolinës ose je menu .
Gratë të gjitha janë në menu, për tu përdorur !
Edhe pse në pamje të parë duken si të zonjat apo me pushtet , por pushtetin nuk e fitojnë u jepet pasi krijojnë skeletet amorale në dollap, e kështu mund të përdoren më lehtësisht se burrat.
Pashë e njoha shumë syresh , të bëra me punë vullnetare , të palumtura në të përditshmen e tyre , gra plot me bosh. Vëmendja e të madhit, pushteti që ai u jepte, u plotësonte boshllekun e madh midis egos edhe asaj që në të vërtetë përfaqsonin , u qetësonte ambicien këtë kafshë të egër që i tërheq zvarrë duke u zënë sytë .
Gruaja në politikë nuk mund të jëtë kursesi “e vështirë” apo një krijesë me dyshime të mëdha. Aq më pak një koktej intelekti, intuite, rezistence dhe qëndrimesh të pamëshirshme jokonformiste. Fjala “e vështirë” pas fjalës grua rrallë është vetëm një mbiemër brenda politikës. Ajo është një diagnozë. Një sinjal për të tjerët; kini kujdes, ajo mendon shumë! Mendimi është subversiv dhe revolucionar, shkatërrues dhe i tmerrshëm; mendimi është i pamëshirshëm ndaj privilegjeve, dhe zakoneve të rehatshme; mendimi është anarkik dhe indiferent ndaj autoritetit, i pakujdesshëm ndaj mençurisë së mirësprovuar të grupit; ndaj më shumë se rrënimin, më shumë se vdekjen, brenda politikës kanë frikë mendimin.
Në politikë nuk ka vend më për gra “arrogante” që ndërpresin iluzionit kolektiv të harmonisë pikërisht në momentin kur ai bëhet më joshës. Gratë në politikë janë mikesha të harmonisë së rreme, sepse suksesi kërkon konformitet .
Konformiteti nga ana e tij kërkon gra e lehta por ambicioze që mund të dominohen, heshtin, adhurojnë, të paafta për të toleruar debatin dhe shkëmbimin racional, të sunduara nga lojrat e statusit dhe teatri i cënueshmërisë emocionale.
Por në pushtet gënjeshtrat kërkojnë mirëmbajtje, edhe kur pushteti është i gjatë manipulimi sjell lodhje. Ambicja gërryen edhe duart që e përdorin atë .
Eh Gilman ! A është dilemë? Jo miku im! Është e vetmja zgjedhje që kanë . Kur je në menu edhe aq më keq paaftësinë për të jetuar në një mënyrë tjetër i vesh kostumin e mirënjohjes edhe besnikërisë , mund të mbijetosh vetëm si Hyrem !
Sa keq që nuk je mes nesh të shikosh se sa shumë janë shtuar “Hyrem-ët ” . Midis përpjekjes për të mbijetuar edhe pakënaqësisë së pashprehur ndaj Sulltanit të tyre në kohë protestash shkruajnë në rrjete sociale leksione të edukatës qytetare.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull