Është ndarë nga jeta ish ministri i Ndertimit dhe Infrastreuktures Ismail Ahmeti, i cili ushtroi kete detyre ne qeverine e kapercimit te vendit nga regjimi komunist ne pluralizem ne periudhen 1990-1991. Me heret ai ka mbajtur gjithashtu poste drejtuese ne sektorin e ndertimit.
Ismail Ahmeti lindi ne Shkoder ne vitin 1942, ku kreu studimet ne Teknikumin e Ndertimit ne Tirane dhe u diplomua ne Fakultetin e Ndertimit ne UT. Gjate jetes se vet ai u vleresua me titujt me te larte shteterore per kontributin dhe perkushtimin e vet profesional, si dhe per aftesite drejtuese dhe aplikuese.
Ahmeti konsiderohet një nga figurat e njohura të energjetikës shqiptare dhe një prej emrave të lidhur me ndërtimin e veprave të mëdha hidroenergjetike dhe infrastruktuore në vend.
Ahmeti ka shërbyer si drejtor i ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Drin, ish-ministër i Ndërtimit, si dhe president i firmës TRISS. Për kontributin e tij në zhvillimin e energjetikës dhe infrastrukturës shqiptare, ai mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

