Protesta ne diten e 30. Episode me studentet per nje pankarte dhe europarlamentare qe flasin. Portesta sot, para parlamentit

2 Minuta Lexim

Mbrëmja e djeshme ka shenuar diten e 30 te protestes se qytetareve dhe te rinjve ne kryeqytetin e vendit, Tirane.Pas grumbullimit te zakonshem ne Seshin “Skenderbej”, masa e madhe eshte drejtuar drejt Kryeministrise, ku si zakonisht kane mbajtur fjalime dhe kane pasuar deklarata disa nga protestuesit e zgjedhur prej organizatoreve nder te cilet edhe disa europarlamentare te mberritur ne Tirane.

Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre që i ka shoqëruar duke marshuar deri në orët e vona të natës nëpër rrugët e Kryeqytetit.

Ata mbanin flamuj kombetare në duar teksa brohorisnin thirrjet e tyre kundër qeverisë dhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ne te njejten kohe ata ngrinin edhe pankartat e tyre.

Marshimi ne bulevardin kryesor dhe ne rruget e Tiranes zgjati deri pak para mesnatës teksa ata u shpërndne për t’u ribashkuar në marshimin e radhës, te cilin e njoftuan ne oret e mbremjes per tu mbajtur edhe ne prag te seances se sotme te Parlamentit, para kesaj selie, ne oren 10.00.

Gjate dites se djeshme momente tensioni u shenuan para selise se korpusit kryesor te Universitetit Politeknik te Tiranes, ku ne fasaden e godines ishte vendosur nje pankarte e madhe , ne te cilen shkruhej :U erdhi fundi!”, te cilen perkunder vullnetit te protestuesve perfaqesues te policise dhe nje kompanie sigurie tentuan ta heqnin. Masa e protestuesve hyri ne mjediset e Universitetit dhe me vone u verejt se stydente dhe protestues te bere se bashku e shpalosen pankarten pergjate marshimit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull