Fshati i famshem i polifonise shqiptare ne Bashkine e Himares do te perjetoje ne daten 25 Korrik 2026 nje dite kremtimi ne nderim te artisteve te Grupit te famshem te Pilurit qe krijoi dhe udhehoqi me krijimtarine e vet poeti i njohur ndryshe si “Princi i Polifonise shqiptare” Lefter Çipa. Qendra Muzeu i Fjales “Lefter Çipa” i themeluar nga familjare te tij, i mbeshtetur nga Bashkia e Himares dhe ne partneritet me Agjencine Telegrafike Shqiptare dhe Arkiven Qendrore te Shtetit do te organizojne nje cikel veprimtarisht ne edicionin e pare te “Dites se Grupit te Pilurit”.
Gazetari i njohur Aleksandër Çipa, njeheresh djali i madh i poetit, eshte moderatori i perzgjedhur nga Qendra Muzeu i Fjales per kete aktivitet te rralle. I pyetur nga reporteret e interesuar per kete veprimtari, ai sqaron se:
Ne kete dite te rralle permallimi do te jene ne epiqender te veprimtarise “te pamunguarit” e Grupit te Pilurit. Do te jene ata qe e lane emrin dhe zerin e tyre ne kenget unike te Grupit, ata qe lane perlat e kenges Fosforine Vençe shqiptare,sikunder preferonte ta emertonte poeti.
Ne “Diten e Grupit te Pilurit” do te rikthehen tek Rrapi i kenges polifonet tane te cilet jane ne mergim, do te mblidhen pjestaret e Grupit te Pilurit, niper e mbesa, familjare dhe adhurues te Grupit.
Aktiviteti do te çelet me ekspoziten “Bilbilat e vendit tim”, jane ata qe krijuan dhe lane nje histori kulture me rendesi dhe jehone kombetare, qe krijuan dhe interpretuan me talent te rralle perlat e polifonise shqiptare. Jane ata artista qe edhe pse mbi tre dekada neper mergime, ruajne mallin dhe zerin per kenget e tyre ne “Diten e Grupit te Pilurit”. Ne pamundesi per t’u bere nje monument ne bronx, po ju bletojme nje dite qe tani e gjithe te ardhmes do ta quajme:”Dita e Grupit te Pilurit” ne Pilur, ne çdo 25 Korrik te viteve qe vijne.
Qendra Muzeu i Fjales “Lefter Çipa” ne njoftimin zyrtar ju lutet pjestareve te Grupit dhe familjareve te tyre, te mos mungojne: Me poshte publikojme njoftimin zyrtar:

