SPAK jep pretencën për nënën e Monika Kryemadhit, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun!

1 Minuta Lexim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur pretencën përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj Fatime Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut.

Piro Xhixhon, SPAK ka kërkuar të shpallet fajtor për akuzën e korrupsionit dhe ka kërkuar dënimin me 4 vite e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 3 vite burg, të cilat prokuroria ka kërkuar të konvertohen në 4 vite shërbim prove.

Ndërkohë, për Fatime Kryemadhin, SPAK ka kërkuar 7 vite e 6 muaj burg. Si rezultat i gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 5 vite burg, ndërsa prokuroria ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të tij dhe konvertimin në 5 vite shërbim prove. Po ashtu SPAK ka kërkuar konfiskimin e shtëpisë së Fatime Kryemadhit.

Për Ema Çokun, SPAK ka kërkuar që ajo të shpallet fajtore për veprën penale të pastrimit të parave dhe të dënohet me 7 vite burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 4 vite e 8 muaj burg. SPAK ka kërkuar që dënimi të konvertohet në 5 vite shërbim prove…

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull