Zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

1 Minuta Lexim

Një zjarr ka rënë në zonën e Llamanit, në Himarë, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi në kodrat përreth.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në terren, ndërsa era e fortë po favorizon përparimin e zjarrit.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, por temperaturat e larta janë kryesisht shkaktarët kryesorë. Zjarret ne periudhen korrik-gusht perseriten shpesh ne kete zone e cila njihet edhe per floren e rralle e kryesisht pemen shekullore te valanidhit, e cila njihet si peme e rralle e kesaj mikroklime.

Dyshimet per zjarrveniet e qellimshme lidhen me kerkesat e shumta per zgjerimin e hapesires ndertimore ne gjirin e Llamanit, i cili njihet si nje nder plazhet me te famshme jo vetem te bregdetit jonian, por ne gjithe vijen bregdetare te Shqiperise.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull