Disa vatra zjarri kane alarmuar sot stafet e emergjencave civile ne disa bashki dhe Ministrine e Mbrojtjes. Flaket e zjarrit ne zonen e Hekalit jane shuar pas nderhyrjes se menjehershme te zjarrfikesave dhe punonjesve te emergjences civile.
Me alaramnte ka qene situata ne zonen e Finiqit, kur flaket pasi kane shkrumbuar disa hektare pemishte dhe jane afruar prane banesave, te cilat jane shpetuar fale nderhyrjes se menjehershme te nje grupi zjarrfikesesh, rreth dyzete punonjesve te nderhyrjes emergjente si dhe nje helikopter i Ministrise se Mbrojtjes.
Nderkohe një vatër zjarri është aktivizuar edhe në zonën Oparit, në njësinë administrative Moglicë të Bashkisë Maliq, duke përfshirë sipërfaqe me bimësi të ulët dhe të lartë.
Sipas administratorit të njësisë administrative, Fetah Hoxha, nga flakët është prekur edhe një banesë e braktisur, ndërsa situata po mbahet nën monitorim për shkak të afërsisë së zjarrit me banesat e tjera të fshatit.
Banorë të zonës, punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe strukturat e njësisë administrative janë angazhuar për të mbajtur nën kontroll përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat pranë vatrës.
Ndërhyrja me automjete zjarrfikëse është e vështirë për shkak të terrenit, ndaj izolimi i flakëve po realizohet me mjete të tjera dhe përmes hapjes së brezave mbrojtës për të penguar përhapjen e zjarrit drejt zonave pyjore të paprekura.

