PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

1 Minuta Lexim

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas kundërshtimit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në konsultimet me Presidentin Bajram Begaj për caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar demokratët, duke kujtuar bojkotet dhe përplasjet e mëparshme brenda opozitës.

Ai ka konfirmuar se Partia Socialiste do të marrë pjesë në konsultimet me Presidentin, ndërsa ka përmendur periudhën 15 prill – 15 maj 2027 si kohën kur pritet të zhvillohen zgjedhjet vendore.

“Çdo President i Republikës ka bërë të njëjtën procedurë, duke ftuar partitë politike për konsultimin e datës së zgjedhjeve. Por sot “depoja e molotovëve”-SHQUP qenka shprehur kundër kësaj tradite. Uroj që t’i thërrasin arësyes dhe të marrin pjesë në ZGJEDHJET VENDORE diku mes 15 Prill – 15 Majit 2027. Të kundërtën e kanë provuar në forma të ndryshme me bojkot, me vulë, pa vulë etj.

Partia Socialiste konfirmon prezencën në konsultime me Presidentin e Republikës zotin Bajram Begaj mbi datën e zgjedhjeve vendore 2027. Faleminderit!”, shkruan Balla.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull