Gjykata e Lartë i jep të drejtë Veliajt, urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin për kallëzimin e “Nesti Angonit”

1 Minuta Lexim

Gjykata e Lartë i ka dhënë të drejtë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në betejën për kallëzimin e “Nesti Angonit”. Kolegji Penal zgjidhi mosmarrëveshjen e kompetencës mes GJKKO-së dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendimi detyron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë ankimin e Veliajt.

Kryebashkiaku kërkon shfuqizimin e vendimit datë 08.05.2026, për mosfillimin e procedimit penal. Ai kërkon gjithashtu që gjykata të urdhërojë regjistrimin e procedimit dhe kryerjen e veprimeve hetimore.

Kallëzimi i Veliajt lidhet me dokumentin e firmosur nga “Nesti Angoni”, mbi bazën e të cilit u nis procedimi ndaj tij. Sipas verifikimeve zyrtare të përmendura në kallëzim, ky person nuk rezulton të ekzistojë në regjistrat e gjendjes civile.

Tashmë Gjykata e Tiranës do të vendosë nëse prokuroria duhet të vijojë hetimet.

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Veliajt, urdhëron

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull