Nga Refik Hasani-
Unifikimi për të garuar me një listë të përbashkët përmes ’’Koalicionit Shqiptar’’ dhe mbajtja e zgjedhjeve për parlamentin e Serbisë, ku sipas rezultateve përfundimtarë të shpallura nga Komisioni Republikan i zgjedhjeve, përbën një rezultat, por jo ai i pritshmi.
U arrit te fitohen dy ulëse, pra dy mandate deputetesh të legjislaturës së re të parlamentit të Serbisë.
Ajo që do të duhej shpërfaqur në këtë trajtim, është se pasivzimi i adresave përmes ushtrimit shtetëror sistematik perben një spastrimi etnik-diskriminimi. Prej ketij spastrimi janë hequr votuesi me të drejtë vote edhe nga regjistrat e votuesve.
Si pasoje e heqjes, fshirjes së adresave të quajtur si pasivizim, është prodhuar efekt administrativ, demografik dhe politik tepër i dëmshem, diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi.
Në keto zgjedhje, rezultoi që së paku, dy Deputete, nuk arritën të marrin vota, pasi të gjithë të pasivizuarit shqiptare janë hequr nga regjistrat e votuesve. Tashme kemi më pak votues me të drejtë vote.
Përmes pasivizimit të adresave jane kryer veprime administrative sistematike. Heqja e së drejtës së votës, duke tjetërsuar strukturën demografike dhe elektorale në Krahinën e Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit po shton pasoja edhe me te renda.
Humbja, cenimi të së drejtës elementare individuale dhe kolektive të shqiptarëve, mohimi në përfaqësim, deshmon se Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje, një strategji të qartë dhe me veprime konkrete shpopullimi zytar.
Mendohet se çdo i 4-ti shqiptar-si shtetas i Serbisë që i përket nacionalitetit shqiptar nga Komuna e Preshevës, Medvegjës, e Komuna e Bujanocit-është i pasivizuar, apo shprehur në numër. Pra, jane mbi 25 mijë qytetar shqiptarë që u jane pasivizuar adresat.
Si pasojë i gjithë ky spastrim etnik, apo më saktë diskriminim, i bazuar në hulumtimin dhe në Ligjin mbi vendbanimin dhe vendqëndrimin (“Gazeta Zyrtare e RS”), nr. 87/2011, po targeton vetëm shqiptarët etnikë dhe autoktonë në Serbi.
Pasivizim drejtpërdrejt, ka kontribuar në dobësimin demografik, politik dhe institucional të shqiptarëve. Na ka privuar mundësine e pjesëmarrjes në jetën publike dhe politike dhe ka për qëllim të reduktojë ndikimin e shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi.
Dy deputetët shqiptare nga ’’Koalicioni Shqiptar’’, në Parlamentin e Serbisë, domosdoshmërisht dhe me prioritet duhet të adresojne pyetje parlamentare me shkrim, qysh në seancat e para të kësaj legjilature. Kete mund ta kryejne ose ne formë interpelance, për të kërkuar sqarime, informacione apo llogaridhënie drejtuar Ministrisë përkatëse apo Kryeministrit.
Duhet zbardhur saktesisht se sa është numri i të pasivizuarve. Kjo duhet deshmuar përmes një liste në gjithë Serbinë, por edhe ne krahasim me nacionalitete tjera jo shqiptare, në komunat e Serbisë.
Deputetët shqiptarë kane detyrim ndaj votuesve të ngrene alarmin duke njoftuar e sinjalizuar dhe madje duke kërkuar, insistuar dhe këmbëngulur edhe per ngritjen e një Komisioni për hetimin e pasivizimit.
Por edhe të ndalojnë menjëherë këto praktika diskriminuese dhe të ofrojnë mundësi për hetime të pavarura dhe transparente, duke siguruar e garantuar paraqitjen e numrit të sakte të të pasivizuarve, dhe kthimin e gjithë adresave të shqiptarëve të pasivizuar në Serbi.
Qeveria e re e Serbisë duhet të sigurojë që të gjitha procedurat administrative të jenë transparente, të kontrollueshme dhe të zbatohen njësoj ndaj të gjithë qytetarëve, pa dallim përkatësie etnike.
Kjo qeveri do të duhet të reflektojë dhe të ndërrojë narrativat dhe diskursin që pati ndjekur pushteti i Aleksandër Vuqiç.
Qeveria e re serbe është përgjegjëse për ndalimin e pasivizimit të adresave, eliminimin e praktikave diskriminuese dhe garantimin e të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Lista studentore si sipermarrese e re e pushtetit në Serbi, mund të konsiderohet shpresë për ndaljen e diskriminimit ndaj shqiptarëve dhe demokratizimin e vetë Serbisë.
𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶 – 𝘀𝗳𝗶𝗱𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗮𝘁 𝗸𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲𝘀𝘁 𝗶 𝗽𝗲̈𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗮𝗿𝗲

