Erion Veliaj kerkon nga burgu inicimin e ngritjes se Komisionit Hetimor parlamentar ndaj kercenimeve te kryeministrit Rama

3 Minuta Lexim
Nga Arber Dalmati-
Kryebashkiaku i burgosur i Tiranes Erion Veliaj, ndonese ne pozita te disfavorshme, vazhdon permes deklaratave apo kerkesave publike ne rrjetet sociale, te shtoje trazimet per forcen krysore ne qeverisje. Permesper nje deklarate publike, te hedhur ne fb, Veliaj i kerkoi sot kryetarit te Grupit parlamentar te PS-se Taulant Balla  ngritjen e nje Komisioni hetimor parlamentar per pretendimet e tij ndaj presioneve dhe inskenimeve qe kryeministri Rama i ben edhe pse ndodhet ne burg.
Edhe pse ne pozitat e nje te burgosuri pa gjyq, nisur prej statusit aktual te tij, po perdor te gjitha mundesite per nje situate te ndezur dhe me mundesi reagimesh brenda PS.
Ne prag te mbledhjes se njoftuar te Asamblese Kombetare te PS, Veliaj kerkon permes deklarates publike inicimin e ngritjes se nje komisioni hetimor parlamentar per nderhyrjet dhe kercenimet qe pretendon se jane ushtruar ndaj tij nga Kryeministri Rama, nepermjet Ministrit te Drejtesise.
Sipas kesaj deklarate, veliaj pretendon se kerkesen e vet ia ka percjelle edhe shumices parlamentare te PS si dhe Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Europes.
Ne deklaraten e sotme te Erion Veliajt thuhet:
DEKLARATË E KRYETARIT TË BASHKISË TIRANË, ERION VELIAJ
Sot i jam drejtuar zyrtarisht Kryetarit të Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, me kërkesën për inicimin e ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar mbi ndërhyrjet dhe kërcënimet që kam deklaruar se janë ushtruar ndaj meje nga Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë.
Kam kërkuar të hetohet nëse transferimi im nga Durrësi në Fier dhe kushtet e paraburgimit janë përdorur si instrumente presioni për të më detyruar të pranoj organizimin e protestave në Tiranë dhe të jap dorëheqjen nga mandati që më kanë besuar qytetarët e kryeqytetit.
Jam i gatshëm të dëshmoj nën betim përpara Kuvendit, sipas ligjit, të ballafaqohem me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, dhe të paraqes çdo provë që disponoj. Kam kërkuar gjithashtu që Kryeministri Edi Rama t’i nënshtrohet të njëjtit standard llogaridhënieje.
Kërkesën ia kam drejtuar shumicës parlamentare të partisë sime, sepse kontrolli kushtetues mbi qeverinë nuk mund të kushtëzohet nga përkatësia politike e atyre që duhet të japin llogari.
Kam vënë në dijeni edhe Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës dhe trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, si dhe kam kërkuar ruajtjen e menjëhershme të provave dokumentare dhe audiovizive.
Nuk kërkoj që Kuvendi t’i marrë si të mirëqena deklarimet e mia. Kërkoj që t’i hetojë. Mandati i një kryetari bashkie buron nga vota e qytetarëve dhe vota e qytetarëve nuk mund të bëhet objekt shantazhi politik.
Erion Veliaj
Kryetar i Bashkisë Tiranë
11 nëntor 2026

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull