Fation Shehu emërohet drejtor i Përgjithshëm i Doganave

1 Minuta Lexim

Fation Shehu, është emëruar drejtor i Përgjithshëm i Doganave, duke zëvendësuar në këtë detyrë Besmir Bejën, i cili është larguar nga drejtimi i institucionit pas rreth 10 muajsh në detyrë.

Emërimi i Shehut, vjen pas propozimit zyrtar që do të kalojë për miratim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Para marrjes së kësaj detyre, Shehu ka drejtuar për katër vite strukturën e Antikontrabandës, ku është angazhuar në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Për punën e tij në këtë fushë, ai u vlerësua vitin e kaluar me Çmimin e Parë nga SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore), për arritjet në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.

Me përvojën e krijuar ndër vite dhe trajnimet e zhvilluara në organizata ndërkombëtare, Fation Shehu merr drejtimin e një prej institucioneve kyçe në administratën shtetërore, ndërsa emërimi i tij pritet të zyrtarizohet nga Këshilli i Ministrave ditën e premte.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull