Një çantë e dyshimtë e gjetur mëngjesin e së martës në rrugën ‘Mustafa Matohiti’ në kryeqytet, rezultoi të ishte bosh.
Alarmi fals për bombë mbajti të mbërthyer për më shumë se 1 orë punonjësit e policisë dhe banorët e rrugës ‘Mustafa Matohiti’ në Tiranë, ku një çantë e dyshimtë u gjet e braktisur.
Nga ndërhyrja me shpërthim të kontrolluar rezultoi se nuk bëhej fjalë për lëndë plasëse, pasi çanta ishte bosh.
“Çanta e konstatuar në rrugën “Mustafa Matohiti” nuk kishte asgjë në brendësi të saj, ishte bosh”, njofton policia.