S’i del e keqja e përjashtimit nga grupi/ Berisha mllef ndaj vendimit dhe Lulzim Bashës

1 Minuta Lexim

“…Jam i vendosur për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve dhe publikut. Për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjen dhe trillimin për eleminimin e opozitarëve shqiptarë. Se çfarë date është pakti, do t’jua lë historianëve.; Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë. Partia Demokratike është parti e të drejtave njerëzore, parti e interesit kombëtar. Jam i bindur se demokratët shqiptarë me vendosmëri do të dinë të vendosin PD në piedestal. Do të marr çdo nismë ligjore dhe statutore për rikthimin e PD në piedestal. Siç e shihni jashtë, jam anëtar i grupit të PD. Vendimi dhe kompromisi Basha-Rama është e nul, nuk ka mbështetje ligjore të pazareve prapa shpine. Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD. Do të jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën dhe legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin dhe drogën. Grupi ishte në krahun e vet, as është pyetur fare”, ka ligjëruar ai para gazetarëve të gjendur në pritje të seancës hapëse të Parlamentit./Arberia News.net

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull