Ngritja e Komisionit të Verifikimit të Mandateve ka qenë dhe pjesa përmbyllëse e seancës së parë plenare të Parlamentit të ri.
Nga maxhoranca, pjesë e Komisionit janëKlotilda Bushka, Ermonela Felaj, Auora Mara, Nasip Naço dhe Toni Gogu, ndërsa nga PD janë Saimir Korreshi, Dhurata Çupi, Greta Bardeli dhe Belind Këlliçi.
Këta 9 deputetë do të kenë kohë deri në orën 17:00 për të verifikuar mandatet e tyre dhe të gjithë kolegëve të tjerë.
Pritet që në orën 17:00 të jenë verifikuar të gjitha mandatet dhe do të ketë një seancë të dytë.