Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për liri të ish kreut të Bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, i cili u arrestua nga SPAK muaj më parë për “shpërdorim detyre”.
Tushe ka kërkuar lirin duke u shprehur se vuan nga zemra dhe se ka probleme shëndetësore. Mirëpo gjykata nuk e ka marrë parasyshë kërkesën duke e lënë në burg ish kretarin e bashkisë së Lushnjës.
Kujtojmë që ish-kryebashkiaku i Lushnjës, i akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe ‘shkelje e barazisë në tendera” u arrestua së bashku me disa zyrtarë të tjerë me urdhër të SPAK.