M.D., 36 vjeç, banues në qytetin e Elbasanit, me profesion ekonomist është arrestuar pasi është kapur duke shpërndarë pije alkoolike pa faturë tatimore nëpër lokalet e Elbasanit. Përveç tij, është proceduar peanalisht edhe pronari i kompanisë shtetasi M.G ku po transportoheshin pijet alkoolike.
Njoftmi i Policisë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasi: M. D., 36 vjeç, banues në Elbasan (ekonomist në një firmë), pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në unazën e qytetit të Elbasanit, duke transportuar një sasi pijesh alkoolike me faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar.Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi M. G., pronari i subjektit ku po transportoheshin pijet alkoolike.