Vdekja e 4 turistëve të huaj në Kavajë/ Ambasada ruse bën lëvizjen e radhës

1 Minuta Lexim

Tre përfaqësues të ambasadës ruse kanë mbërritur sërish këtë të martë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ditën e djeshme ambasada ruse dërgoi përfaqësuesit e saj në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për të marrë një informacion më të detajuar.
Ata do të marrin pjesë në inspektimin e trupave të turistëve, si dhe do të mësojnë mbi ecurinë e hetimeve.

Kujtojmë se pak ditë më parë u gjetën të pajetë në një hotel në Qerret turistët, çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull