Kreta nuk gjen qetësi/ Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti

1 Minuta Lexim

Nga e marta në mbrëmje deri herët në mëngjes, shtatë dridhje sizmike me magnitudë më shumë se 3 Rihter janë regjistruar në ishullin grek Kretë.

Dita e sotme filloi në Kretë me një dridhje tjetër sizmike me magnitudë 4.3 Rihter . Tërmeti, sipas laboratorit sizmologjik të Universitetit të Athinës , u regjistrua 33 kilometra në juglindje të Heraklion dhe kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash. Tërmeti u ndje kryesisht në Kretën Lindore.

Dymbëdhjetë orët e mëparshme regjistruan aktivitet intensiv sizmik , pasi nga e marta në mbrëmje deri herët në mëngjes janë regjistruar një sërë lëkundjesh.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull