Terror në shkollë, 6 adoleshentë plagosen nga të shtënat me armë. Zbardhen detajet e rënda

2 Minuta Lexim

Gjashtë adoleshentë, të moshës 14 deri në 18 vjeç, janë plagosur dhe ndodhen në spital pas një sulmi me armë pranë një shkolle të mesme në Orora, Kolorado. Policia tha se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Predha plumbash të kalibrave të ndryshëm janë gjetur në vendngjarje nga policia. Besohet se një ose më shumë autorë kanë hapur zjarr nga një makinë në lëvizje. E pyetur nga një gazetar në lidhje me këtë qasje të stilit të bandës, Vanessa Wilson tha se: “Ne do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë,” duke u bërë thirrje dëshmitarëve okularë dhe fqinjëve të kontaktojnë policinë, e cila po përpiqet të gjejë të dyshuarit.

Shteti i Kolorados, në Shtetet e Bashkuara perëndimore, ka përjetuar disa nga masakrat më të këqija të këtij lloji në historinë e vendit. Në vitin 1999, dy adoleshentë vranë 12 nga shokët e tyre të klasës dhe një mësues në shkollën e tyre Columbine. Në vitin 2012, një burrë i armatosur rëndë vrau 12 spektatorë brenda një kinemaje në Orora gjatë shfaqjes së The Dark Knight Rises.

Në mars, një burrë vrau dhjetë persona brenda një supermarketi në Boulder, 50 milje nga Denver, kryeqyteti i Kolorados. Të ashtuquajturat të shtëna masive, janë një plagë e vazhdueshme në SHBA- sulme të cilat kryhen në shkolla, dyqane, vende pune.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull