E akuzuan se ishte burrë/ Flet portierja iraniane: Ky është bullizëm, do ju padis…

1 Minuta Lexim

Portierja e ekipit iranian të futbollit për femra është zotuar se do të padisë Federatën jordaneze “si bullizuese” pasi ata e akuzuan atë se ishte burrë.

Zohreh Koudaei, 32 vjeç, priti dy penallti në një fitore 4-2 ndaj Jordanisë në Uzbekistan më 25 shtator, që do të thotë se skuadra iraniane e grave u kualifikua për Kupën e saj të parë të Azisë për Femra.

Por pas ndeshjes Federata e Jordanisë kërkoi ‘një kontroll të verifikimit gjinor’ për Koudaei nga Federata Aziatike e Futbollit (AFC).

Koudaei sot tha prerazi: ‘Unë jam një grua. Ky është bullizëm nga Jordania.’

“Unë do të padis Federatën e Jordanisë,” shtoi ajo, sipas gazetës turke Hurriyet.

I'm a woman, this is bullying' - Iran women's goalkeeper denies claims  she's a MAN after saving two penalties against Jordan - Daily Nation Today

Football news 2021: Iran goalkeeper threatens Zohreh Koudaei legal actions  after Jordan gender accusations

Iran women's goalkeeper Zohreh Koudaei accused of being a man by Jordan FA  | Sport | The Times

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull