COVID -19-ta është sëmundje e të pa vaksinuarve!

3 Minuta Lexim

“Covid-19″ nuk është më një sëmundje e të vaksinuarve”, ka thënë kreu i programit të vaksinimit të Oksfordit.

Sipas “The Guardian”, raporton  Telegraf, Prof. Sir Andrew Pollard ka vlerësuar: “Tmerri i vazhdueshëm i pacientëve që kanë probleme me frymëmarrje në spital tani është kryesisht për njerëzit që janë të pavaksinuar.

Edhe pse varianti më i transmetueshëm  i COVID-19, ai “Delta” vazhdon të infektojë mijëra njerëz. Shumica e atyre që janë plotësisht të vaksinuar, sipas Prof. Pollard:”… Do të përjetojnë vetëm infeksione të lehta, që janë pak më shumë se një shqetësim i pakëndshëm.

Në shkrimin  për “The Guardian”,  Sir. Pollard tha: “Midis publikut të gjerë, pandemia konsiderohet ende si një murtajë e heshtur, e bërë e dukshme në imazhet e pacientëve që luftojnë për frymëmarrjen tyre të ardhshme… Ky tmerr i vazhdueshëm, i cili po ndodh nëpër njësitë e Kujdesit Intensiv në Britani tani është e kufizuar kryesisht për personat e pavaksinuar. Përgjithësisht, Covid-19 nuk është më një sëmundje e të vaksinuarve; vaksinat priren të kufizojnë vuajtjen e saj mbytëse, me disa përjashtime”.

Dhe shkencëtarët kanë shpresë se përhapja e dozave përforcuese dhe imunitetit nga përhapja verore e variantit “Delta” duhet të ndihmojë Mbretërinë e Bashkuar të shpëtojë nga rritja e infeksioneve që shihet në pjesë të Evropës.

“Mbretëria e Bashkuar, e cila pa masa të lehtësuara gjatë verës dhe ka nivele më të larta vaksinimi se disa vende evropiane, ndoshta nuk do të goditet aq fort. Në vendet me shkallë më të ulët të vaksinimit, ndikimi i valës aktuale në njësitë e Kujdesit Intensiv do të jetë shumë më i keq se në Britani”, u shpreh Pollard.

Megjithatë, sipas tij, një nga ata që qëndron pas vaksinës Oxford/AstraZeneca, do të sillte ende presion mbi Shëndetësinë këtë dimër – me pacientë të pavaksinuar që kërkojnë kujdes intensiv dhe pacientë me dy doza të vaksinës të cilët janë më të moshuar dhe të dobët ende në rrezik të “kërcënimit për jetën” nga problemet shëndetësore.

“Vala e fundit e virusit në MB, e cila tani po rritet me shpejtësi në pjesë të Evropës, do të përkthehet drejtpërdrejt në një rrjedhë pacientësh kryesisht të pavaksinuar që hyjnë në ICU. Për të parandaluar sëmundje të rënda, këta njerëz kanë nevojë për dozat e para dhe të dyta të vaksinës sa më shpejt të jetë e mundur”, – vlerëson Pollard në artikullin e shkruar në bashkëautorësi me  Brian Angus, profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Oksfordit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull