Ambasadorja e SHBA braktis prezantimin e Ilir Beqajt si drejtues i Agjencisë së Donacioneve

1 Minuta Lexim

Takimi Konsultativ i Ministrisë së Brendshme me donatorët shërbeu edhe për prezantimin e Ilir Beqajt si drejtues i Agjencisë që merret me ndihmat e donatorëve të huaj. Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila duket se nuk e ka mirëpritur ndryshimin e axhendës.

Në momentin që Ilir Beqaj ka marre fjalën në takim, gjë që nuk ishte parashikuar në axhendë, Ambasadorja amerikane duket teksa mbyll dosjen. Në pamjet e ofruara nga regjia qendrore e Ministrisë së Brendshme nuk fokusohet momenti kur ambasadorja Yuri Kim në shenjë demonstrative është larguar nga salla, pak  pasi Ilir Beqaj ka nisur fjalimin e tij. Por burime diplomatike konfirmojnë se ambasadorja pasi ka mbyllur dosjen është ngritur nga karrigia dhe ka lënë sallën.

Gjate gjithë fjalës se Ilir Beqajt pamje nuk fokusohet në asnjë moment ambasadorja e SHBA-ve dhe as karrigia e saj e boshatisur. Madje edhe në mbyllje të takimit, në planin e madh që fokusojnë kamerat shfaqen vetëm donatorët dhe jo paneli i të ftuarve që ishin ulur pranë ministrit Çuçi dhe ambasadores Yuri Kim./Sot News/

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull