Nga Imer Hysa
Ka njerëz që bëjnë histori. Por ka dhe pemë, që i rezistojnë historisë. Dhe kjo, jo më shekullore, por mijra vjecare. Kjo mund të dhuhet për një ulli në Kurbin. Ai ndodhet në ullishtën shekullore të fshatit Gjorëm të Kurbinit. I vlerësuar nga specialistët e ullinjve, ai është mbi dy mijë vjeçar, duke u renditur kështu në 10-të ullinjtë më të vjetër në botë. Ka një diametër të trungut mbi 4 metra. Është i varietetit “Frang i Bardhë”, me përqindje dhe cilësi të lartë vaji. Ndonëse kaq i hershëm, për çudi, është në rritje ende dhe në prodhim. Ky, mund të thuhet, se është një sfidant i rrebesheve të kohës e historisë mijëravjecare. I ka rezistuar kryeneçesisë së moteve, sëmundjeve e pse jo, edhe sopatës së keqbërësve. Dhe pse vjen sfidant, bujar e sfidues, akoma nuk njihet si monument kulture e të mbrohet nga shteti. Banorët e zonës si ky, mbajnē mend dhe dy “vëllezerit” e tij pranë. Njërin e përpinë flakēt dhe tjetrin erozioni. Mbase duhet t’i japim “dekoratën” për historinë e moshës dhe ta kthejmë në vlerat e merituara monumentale. U mbetet instancave kopetente, ta shpallin “Monument kulture” dhe ta marrin nën mbrojtje duke i falur kështu, pse jo, dhe përkujdesje e dashuri. E meriton…