Hiqen kontrollet në kufirin Shqipëri-Kosovë

1 Minuta Lexim

Festa e Pavarësisë do të sjell liberalizimin e kalimit  nëpër pikat  kufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës, ku pritet që ardhja e bashkëkombasve kosovarë të jetë masive. Lajmin e ka dhenë ministri i Brendshëm  Bledi Çuçi, në mbledhjen e përbashkët midis dy qeverive në Elbasan.

“Sa i takon flukseve që do jenë të mëdha e jo të zakonshme duke përfshirë dhe festën komëbtare të datës 28 ku lëvizja do jetë me një fkluks të shtuar kemi dhënë porosi në dy anët e kufirit që mos ketë kontrolle e asnjë pengesë për qarkullimin e shtetasve për periudhën e fundjavës së gjatë që krijon festa e 28 nëntorit”, tha Ministri i Brendshëm shqiptar. / Arberia News.net

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull