“Ilir Beqaj është politikani i vetëm shqiptar i certifikuar, shpallur dhe vulosur si hajdut i parave publike me vendim të Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg si dhe me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Por sot e kësaj dite jo vetëm nuk ka bërë ende asnjë ditë burg, por nuk është marrë as i pandehur dhe vijon të gëzojë pasuritë dhe paratë e vjedhura”, shkruan “Pamfleti” në një shkrim të publikuar ditën e sotme, ku i bën “autopsinë” e korrupsionit ish Ministrit e ish deputetit të “rilindjes Rama, i cili megjithse me disa padi të depozituara në SPAK nga opozita PD, në sfidim të gjithsaje, porsa është emëruar nga Kryeministri në krye të Agjencisë së Donacioneve. Në vijim të portretizimit të Ilir Beqajt, “Pamfleti” thekson:
” Në qershor të vitit 2011, Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit Ilir Beqajt dhe e përjashtoi nga Kuvendi, pasi e kapi duke vjedhur fonde publike me kompaninë e tij Intech +, të cilën më vonë e kaloi në emrin e shokut të tij, duke marrë miliona euro tendera klientelistë. Për të hequr damkën si i korruptuar, Ilir Beqaj e ankimoi vendimin e Kushtetueses në Gjykatën e Evropës.
Një nga koncensionet, atë të sterelizimit, me vlerë mbi 100 milionë euro, Beqja ia dha shokut të tij Ilir Rrapaj, i cili kishte një kompani ndërtimi në Peruxhia me vëtëm një punëtor dhe me kapital 1500 euro. Koncesioni me vlerë 120 milionë euro, ai i Check-up për Vilma Nushin, sot konsiderohen si etalon i korrupsionit në Shqipëri dhe mban firmën e Beqajt. Aferat e tjera të Ilir Beqajt janë të panumërta, duke e kthyer ish ministrin në fytyrën e korrupsionit të Rilindjes.
Në vitin 2017, Rama e largoi Beqjan si ministër Shëndetësie. Por, koncensionet e tij mafioze dhe aferat e tjera të panumërta kanë qenë objekt hetimesh, investigimesh dhe auditimesh që nga viti 2015. Për 6 vite me radhë, Ilir Beqaj arriti të bllokonte dhe mbyllte hetimet e prokurorisë, duke i shpëtuar ndjekjes penale. Megjithatë, Kontrolli i Lartë i Shtetit përmes disa raporteve voluminoze konstatoi dhe faktoi vjedhjen e parave të shqiptarëve me koncensionet kryesore të Ilir Beqajt në shëndetësi. Nga ana tjetër, mediat, përmes dhjetëra investigimeve, kanë zbuluar fakte tronditëse nga çorba me koncensionet në shëndetësi dhe vjedhja e paskrupullt e parave publike nga Ilir Beqja dhe një grusht klientësh, gjithë nën hijen e Edi Ramës.
Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Shkodra refuzoi Ilir Beqajn si deputet, duke i dhënë një tjetër mesazh Edi Ramës. Nga ana tjetër, aferat me koncensionet në shëndetësi u kthyen në një nga dosjet kryesore të korrupsionit në duart e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Javët e fundit hetimet janë intensifikuar, ndërsa përflitej për arrestimin e Ilir Beqajt si një nga ikonat e korrupsionit në Shqipëri. Kur pritej që Edi Rama ta dorëzonte, ndodhi e kundërta. Edi Rama sajoi me shpejtësi një agjenci, konkretisht agjensinë që merret me ndihmat e donatorëve për Shqipërinë, për të veshur me një post Ilir Beqajn. Kjo lëvizje e Edi Ramës ishte një mesazh i qartë për SPAK, se nuk duhet të tërhiqet nga arrestimi i Ilir Beqajt, i cili duket se mban peng dhe shantazhon Edi Ramën.
Emërimi i Beqajt nga Rama si drejtor i donacioneve të huaja u njoftua nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë takimit Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me donatorët. Beqaj tha se do të punonte 24 orë gjatë 7 ditëve të javës. Ironia qëndron në faktin se në këtë takim ishin të pranishëm dhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca, të cilët i kanë shpallur luftë korrupsionit në Shqipëri. Prania e dy ambasadorëve në një takim ku promovohej simboli i korrupsionit në Shqipëri shkaktoi habi në opinionin publik. Por, edhe për këtë mesazh, duket qartë se është kujdesur Edi Rama, për të treguar se ka mbështetjen e ndërkombëtarëve në mbrojtjen e bashkëpunëtorit të tij në vjedhjet në shëndetësi”./ Titulli vjen i ndryshuar nga Arbera News/