Dhjetë cilësitë e komunistit të shekullit të kaluar, sot janë zëvendësuar me tre dozat e komunistit..! Ne që e kemi hequr në kurriz dashurinë e “Nënës Parti” e njohim mirë këtë mekanizëm që tashmë po përdoret në gjithë botën…
Nga Dritan SHANO –
Kur shkruaja vjet në Prill se menaxherët e pandemisë synonin të ndanin botën në të vaksinuar e të pavaksinuar, nuk ma merrte mendja se do ishte Kryeministri italian zëdhënësi i regjimit totalitar global. Jo se ai nuk i ka letrat në rregull për këtë. Përkundrazi. Mario Draghi e tha dje në konferencë për shtyp: të pavaksinuarit nuk janë pjesë e shoqërisë sonë! A thua se njeriu nuk lind me të drejta të barabarta. A thua se të drejtat t’i heqin dhe t’i venë me Vendime të Këshillit të Ministrave?!
Bota tashmë po ndahet në Armiqtë e Partisë dhe Besnikët e Partisë. Ne që e kemi hequr në kurriz dashurinë e “Nënës Parti” e njohim mirë këtë mekanizëm që po përdoret në gjithë botën tashmë. Por sa e vështirë paska qenë për njeriun e Perëndimit për ta kuptuar se çfarë po i ndodh, dhe sa lehtë paska qenë t’i dorëzonte të drejtat e veta?
Ndërsa shkruaja këto rradhë, i terrorizuar nga fjalët e Mario Draghit, u kujtova që ndoshta nuk ka qenë rastësi që sulmi ndaj lirisë së njeriut në Perëndim filloi në Bergamo …
Internacionale do jetë bota e re! Kaq ishte