Stuhia e frikshme vazhdon të shkaktojë dëme në Stamboll. Mediat e huaja raportojnë se ura e madhe e Bosforit është mbyllur dhe fluturimet janë anulluar.
Ditën e hënë stuhia e fuqishme goditi Stambollin dhe pjesë të tjera të Turqisë, dhe deri të paktën katër persona humbën jetën dhe 38 persona janë plagosur.
Në videon e siguruar makinat shihen teksa i merr era e fortë. 52 semaforë dhe shenjat rrugore janë rrëzuar.
Të paktën gjashtë fluturime të ‘Turkish Airlines’ të planifikuar për ulje në Stamboll u devijuan në qytetet e Ankarasë dhe Izmirit. Erërat e forta detyruan gjithashtu autoritetet të anulojnë shërbimet e trageteve midis vendpushimeve bregdetare të Bodrumit dhe Datca.