Një 55-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Laç.
Mësohet se biznesmeni Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli po lëvizte me makinë në momentin që është qëlluar për vdekje në Sanxhak.
Mësohet se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Foto nga ngjarja
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e qytetit të Laçit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Po ashtu, drejt Laçit janë drejtuar dy grupe të FNSH si dhe ekspertë të kriminalistikës, që pritet të zbardhin të tjera detaje nga vendi i krimit dhe nga kjo ngjarje e rëndë.
10 vite më parë Rakip Roli me banim ne fshatin Sanxhak të rrethit Kurbin dhe P,S 46 vjeç, me banim ne fshatin Gjorëm të Kurbinit kanë rrahur dhe goditur me mjete të forta 22-vjecarin me inicialet I.S. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Ata e kanë qëlluar 22-vjeçarin me grushte e shkelma. Më pas e kanë qëlluar dhe me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar mjaft dëmtime serioze.
Njoftimi i policisë
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.