Vrasja në Laç/ Zbulohet identiteti i biznesmenit që u ekzekutua brenda makinës së tij

1 Minuta Lexim

Zbulohet identiteti i viktimës së atentatit në Laç që tronditi qytetin orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje.

Pilot (Rakip) Rrolli, rreth 55 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zjarri teksa po udhëtonte me automjetin e tij në Sanxhak. Ai njihej si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull