Julian Assange mund të ekstradohet në SHBA për t’u përballur me akuzat për spiunazh

1 Minuta Lexim

Julian Assange mund të ekstradohet në SHBA. Shtetet e Bashkuara e kanë fituar rastin në Gjykatën e Lartë të Londrës për ekstradimin e themeluesit të faqes “WikiLeaks”.

Vendimi i sotëm i jep një goditje të madhe përpjekjeve të bashkëthemeluesit të Ëikileaks për të parandaluar ekstradimin e tij në SHBA për t’u përballur me akuzat për spiunazh, megjithëse opsionet për të apeluar mbeten të hapura për ekipin e tij ligjor.

SHBA e akuzon australianin për 18 raste rreth publikimeve të një numri të madh të dokumenteve konfidenciale ushtarake dhe kabllove diplomatike, për të cilat thonë se e kanë rrezikuar jetën e njerëzve.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull