Pak minuta para Kuvendit të thirrur nga Berisha, SHBA del me mesazhin e fortë

1 Minuta Lexim

“Korrupsioni minon demokracinë”.

Është ky mesazhi i Ambasadës amerikane në Tiranë mëngjesin e sotëm.

Mesazhi i ambasadës vjen pak minuta nga mbajtja e Kuvendit të Sali Berishës.

“Në shumë vende, shtyllat e demokracisë – liria për t’u mbledhur, liria e shprehjes, dhe liria për t’u organizuar – janë nën sulm nga qeveri autoritare ose aktorë të korruptuar që përpiqen të dobësojnë institucionet demokratike, të minojnë proceset demokratike dhe të gërryejnë besimin në parimet demokratike.

Demokracia i ka themelet në premisën se ajo mbështetet nga populli dhe për popullin, prandaj pjesëmarrja qytetare në Samitin për Demokracinë është kaq e rëndësishme”, shkruan Ambasada amerikane në Tiranë

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull