Briken Calja bën histori/ Medalje e artë dhe dy argjendi në Botëror

1 Minuta Lexim

Briken Calja shkruan historinë e peshëngritjes shqiptare. Peshengritesi nga Cerriku fitoi nje medalje ari dhe dy argjendi në botërorin e shtangës që po mbahet në Tashkent të Uzbakistanit

Calja garoi bashkë me Erkand Qerimajn në peshën deri ne 73 kg. Ai fitoi medalje ari në shkeputje duke ngritur 156 kg, duke qënë kështu kampion bote. Më pas vëmendja u përqendrua në shtytje ku luftën ai e pati me indonezianin Abdullah. Briken Calja shkoi deri ne 186 kg duke dështuar në proven e tretë me 190 kg. Ndërsa rivali i tij indonezian ngriti 192 kg.

Kjo gjë fatkeqësisht rezultoi vendimtare edhe ne dygaresh ku Briken Calja u rëndit i dyti vetëm me 1 kg më pak sesa Abdullah. Megjithatë ky rezultat fantastik i Caljes është padiskutim faqa më e artë e shkruar në librin me suksese të peshengritjes sone.

Suksesi i madh i Briken Caljes pason vendin e 4 në Olimpiade, që ishte gjithashtu rezultati më i lartë në historine e Shqiperise në këtë eveniment. Nderkohe Erkand Qerimaj po në të njëjtën garë u rëndit në vendin e 4 në dygarësh.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull