Kur sheh të investohen paratë e drogës

1 Minuta Lexim

Nga Erion DASHO –

Kur sheh paret e drogës që janë duke u investuar në Shqipëri nuk mund të mos kujtosh disa shembuj të dhimbshëm: Meksika, Salvadori, Guatemala, Kolumbia, Ekuadori, Afganistani, Taxhikistani, etj.
Edhe atje politikanët thanë “Ta mbyllim një sy sot, se na duhen investime. Më vonë i futemi me ushtri, polici dhe gjykata dhe i shkatërrojmë.” Ose më keq akoma “Të bëjmë edhe ne ca pare, se më vonë i rregullojmë hesapet edhe për vete.”
Fatkeqësisht, pasi pasurohet, krimi ble apo kërcënon policinë, ushtrinë dhe gjykatat. Më pas, ndërton ushtrinë e vet dhe shtetin e vet paralel. Në këtë moment, është shumë vonë… ke marrë fund si shtet…
A ka shans Shqipëria ta ndalojë këtë skenar?!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull