Armando Broja po çudit Anglinë. Talenti kuqezi realizoi një supergol kundër Crystal Palace, në sfidën e vlefshme për javën e 17 të Premier League.
Ishte minuta e ’36 kur sulmuesi i talentuar goditi nga jashtë zone duke mposhtur portierin vendas dhe duke i sjell avantazhin e përkohshëm Sauthemptonit.
Megjithatë, skuadra e tij për fat të keq nuk e ruajti dot avantazhin duke marre vetëm një barazim 2 me 2 në transfertë.
Broja luajti 70 minuta duke lënë sërish një tjetër shenjë të madhe. Për djaloshin shqiptare ky ishte goli i 4 në Premier League.