Variantet e koronavirusit nuk shkaktohen nga vaksinat

6 Minuta Lexim

Omicron, varianti iri i koronavirusit që sapo u identifikua nga autoritetet shëndetësore të Afrikës së Jugut, por që ishte i pranishëm në Evropë prej disa muajsh, ka fituar vëmendjen e botës dhe cilësohet si një variant shumë shqetësues për pasojat që mund të ketë.

Janë mutacionet e tij të shumta (veçanërisht në proteinën që vesh nga jashtë virusin), disa tashmë të njohura, dhe të tjera të pa hasura më parë, ato që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Dhe ashtu siç ndodhi më herët me variantet Alfa dhe Delta, lind pyetja:A nuk është faji i vaksinave për këtë mutacion? Përgjigja është jo, dhe ja cilat janë arsyet.

Si krijohen variantet e reja të koronavirusit

Një variant i një virusi është një formë alternative e tij, për shkak të ndryshimeve në gjenomin e tij, pra “librin” në të cilin janë shkruar të gjitha udhëzimet për ta ndërtuar dhe për ta bërë atë funksional. Këto ndryshime ndodhin kur virusi shumohet brenda qelizave të infektuara.

Në fakt sistemi që shfrytëzon, nuk është i përsosur, dhe transkriptimi i gjenomit mund të prodhojë disa gabime (mutacione), të cilat e modifikojnë versionin origjinal. Ndërkohë, disa gabime mund të jenë aq serioze sa që ai version i virusit thjesht ekziston më vete, të tjerët kalojnë pothuajse pa u vënë re, pasi nuk e ndryshojnë në mënyrë thelbësore mënyrën e krijimit të virusit dhe aftësitë e tij.

Por nga ana tjetër, ato mund të ndodhin në vende që e bëjnë virusin të marrë tipare të reja. Nëse këto mutacione atribuojnë apo jo ndonjë avantazh, kjo varet nga faktorë të ndryshëm mjedisorë që do të kontribuojnë në përzgjedhjen, dhe nxjerrjen në pah të versionit më të përshtatshëm për kontekstin.

Sa i përket Omicron, nuk mund të thuhet ende asgjë me siguri. “Informacioni që kemi mbi të është i pjesshëm. Vëzhgimet e kryera deri ani kanë të bëjnë kryesisht me Afrikën e Jugut, ku përhapja është shumë e madhe, sidomos në zonat në veri të vendit.

Për këtë arsye dyshohet se edhe transmetueshmëria mund të jetë më e lartë se ajo e variantit Delta. Megjithatë, simptomat e shkaktuara nga infeksioni duken se janë pak më ndryshe, dhe me forma më pak të rënda, edhe pse gjithçka është ende për t’u konfirmuar. Në fakt, Afrika e Jugut ka një popullsi që është mesatarisht më e re se ajo e vendeve evropiane”-thotë Roberto Kauda, ​​drejtor i Qendrës së Sëmundjeve Infektive të Fondacionit Poliklinik Universitar “Agostino Gemelli” në Romë.

Ku lind gabimi

Zërat se vaksinat mund të ndihmojnë në shfaqjen e varianteve më të rrezikshme të koronavirusit, mund të jetë përhapur për shkak të një keqkuptimi. Pasi i njëjti raport i gazetës javore britanike që trajton çështjet mjekësore “Nejm” përmend mundësinë që zhvillimi i varianteve të reja që godasin sistemin tonë imunitar,ndodh në prani të “shumimit viral në kontekste të imunitetit të pjesshëm”, duke iu referuar idesë se disa variante (e njëjta hipotezë është bërë edhe për Omicron) janë përzgjedhur tek njerzit me imunitet të dobët, tek të cilët infektimi ka zgjatur për një kohë më të gjatë edhe, nga trajtime që nuk zgjidhen (për shembull antitrupat monoklonalë apo plazmën hiperimune).

Këto kushte janë teorikisht të mundshme edhe kur vaksinat në japin vetëm një imunitet të pjesshëm, duke kontribuar kësisoj në përzgjedhjen selektive. Por disa studime tregojnë se edhe nëse do të ndodhte kjo, do të kishte të njëjtin efekt. Pasi imuniteti zhvilloi një kurs selektiv (dmth. pas rikuperimit), ndërsa studime të tjera argumentojnë se ky nuk është rasti me vaksinat kundër Covid-19.

Kufizoni qarkullimin  e virusit

Vaksinat që janë zhvilluar për të na mbrojtur nga Sars-Cov-2, nuk janë përgjegjëse për gabimet që has virusi kur riprodhohet, të cilat siç u përmend më lart, janë një fenomen natyror. Në rast se virusi nuk do të kishte mundësi që të riprodhohej shumë, do të kishte më pak shanse për mutacione dhe variante të reja.

Ndërkohë nën dritën e variantit Omicron, ndonëse nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia që vaksinat të veprojnë si faktor përzgjedhës për shtamet e reja, sot hipoteza më bindëse është se zhvillimi i varianteve të reja, ndodh për shkak të një qarkullimi ende intensiv të Sars-Cov-2, sidomos në ato vende në botë ku përqindja e njerëzve të mbrojtur nga vaksinat është ende e ulët.

Vaksinat nuk janë fajtore për asnjë variant të ri

Çdo ditë ekspertët kryesorë të botës dhe OBSH-së, na rikujtojnë se nga pandemia mund të dalim që të gjithë bashkë. Ata u bëjnë thirrje vendeve me të ardhura të larta që të jenë të përgjegjshme dhe që të mbajnë premtimet e tyre për të mbështetur vaksinimin kundër Covid-19 të banorëve në vendet me të ardhura të ulëta, ku përqindjet e njerëzve të vaksinuar mbeten ende të pamjaftueshme. / Wired – Bota.al

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull